Numërohen mbi 96 për qind e votave, ky është rezultati NULL NULL 10.02.2025 16:13 10.02.2025 16:13 KQZ. Deri më tani janë numëruar 96.45 për qind e votave, sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Nga të dhënat e KQZ-së, Lëvizja Vetëvendosje ka 41.11 për qind të votave, apo 333 mijë e 436 vota. Partia Demokratike e Kosovës ka 22.28 për qind, apo 180 mijë e 174 vota. Lidhja Demokratike e Kosovës numëron 17.78 për qind, apo 144 mijë e 205 vota. Sakaq AAK me partnerët e koalicionit ka 7.46 për qind, apo 60 mijë e 497 të votave./klankosova.tv