Numërohen mbi 93 përqind e votave, ky është rezultati NULL NULL 10.02.2025 13:34 10.02.2025 13:34 KQZ. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se tashmë janë numëruar 93.25 përqind e votave. Nga të dhënat e publikuara, Lëvizja Vetëvendosje ka 322 mijë e 376 vota apo 41.01 përqind. Partia Demokratike e Kosovës është në vend të dytë me 176 mijë e 570 vota apo 22.46 përqind. Ndërkaq, Lidhja Demokratike e Kosovës ka 138 mijë e 833 vota apo 17.66 përqind. Kurse, koalicioni i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Nismës Socialdemokrate dhe të tjerëve ka 59 mijë e 36 vota apo 7.51 përqind.