”Nuk vërejta asgjë të dyshimtë’’, Hetemi mbajti sot mbledhje bashkë me nënkryetaren Miletiq e cila dyshohet se konsumoi drogë (VIDEO) NULL NULL nga Albert Bajrami 29.01.2024 19:33 nga Albert Bajrami 29.01.2024 19:33 Lulzim Hetemi Kryetari i Leposaviqit, Lulzim Hetemi ka mohuar të jetë në dijeni se nënkryetarja e tij në komunë, shihet të konsumojë drogë. Ai për klankosova.tv, u shpreh se nuk i ka parë pamjet e publikuara, ndërsa edhe konfirmoi që me Dragana Miletiq, sot mbanë mbledhje bashkë edhe me drejtorët tjerë komunalë, por siç specifikon nuk ka vërejtur asgjë të dyshimtë tek ajo. “Nuk e kam parë videon”. ”Nuk jam në dijeni në lidhje me rastin. Ne sot kemi qenë në mbledhje me të gjithë drejtorët nga ora 14:30 deri në ora 16:00. Nuk kam vërejtur asgjë të dyshimtë tek ajo. Ka qenë e pranishme edhe ajo”, deklaroi ai për klankosova.tv. Sipas të parit të Leposaviqit, ‘’nëse ka ndodhur një gjë e tillë, me rastin duhet të merret policia dhe prokuroria”. Nënkryetarja e Leposaviqit Dragana Miletiq, dyshohet se ka konsumuar drogë në zyrat e komunës. Kështu të paktën tregojnë pamjet e publikuara nga Nacionale, të cilat mund t’i gjeni më poshtë: