Nuk paguhen kujdestaritë e muajit shkurt, flet Blerim Morina nga Shoqata Sindikale e Punëtorëve të QKUK-së NULL NULL 27.02.2026 11:52 27.02.2026 11:52 Foto ilustruese. Blerim Morina, përfaqësues i Shoqatës Sindikale të Punëtorëve të QKUK-së është deklaruar pas ankesave se mantelbardhëve nuk do t’iu paguhen kujdestaritë e muajit shkurt. Në një prononcim për gazetaren e Klan Kosovës, Arbreshë Uka, ai tregoi se pos infermierëve as mjekët nuk do të paguhen, njofton Klankosova.tv “Para pak çastesh i nënshkruam rrogat dhe e morëm definitive që për muajin shkurt nuk dalin me kujdesatari, përderisa janë tri klinika në QKUK që iu dalin ato është: Onkologjia, Anestezioni dhe Gjinekologjia”, tha Morina, i cili njëherësh shërben edhe si infermier Brenda kësaj qendre. Ai theksoi mes tjerash se si arsye për mospagesë është buxheti. Sipas tij, bëhet fjalë për 7 deri në 8 kujdestari në vlerë të 250 eurove Deklaratën e plotë të Blerim Morinës mund ta gjeni në videon si më poshtë: Televizioni ka dërguar pyetje edhe në adresë të QKUK-së rreth kësaj teme dhe është në pritje të një përgjigjeje zyrtare. Pa pagesë për kujdestaritë e shkurtit, ankohen infermierët e QKUK-së