Nuk ka ndihma të mjaftueshme për të hyrë në Gaza, thotë WFP NULL NULL 15.10.2024 18:22 15.10.2024 18:22 Gazanët e zhvendosur në një kamp të improvizuar në Kahn Younis Programi Botëror i Ushqimit i OKB-së (WFP), thotë se në Gaza nuk po hyn ndihma e mjaftueshme. “Ne nuk kemi pasur akses dhe hapësirë për të bërë punën tonë”, tha Matthew Hollingworth i agjencisë për BBC, përcjell Klankosova.tv. “Asgjë nuk po shkon në veri të Gazës. Ne kemi nevojë për dërgesa çdo ditë”, shtoi ai. Administrata Biden thotë se Izraeli duhet të përmirësojë situatën humanitare në Gaza në 30 ditët e ardhshme ose të rrezikojë një shkurtim të disa ndihmave ushtarake amerikane.