Nuk ka lajm nga Specialja për aktakuzën ndaj Thaçit dhe Veselit (VIDEO)

Nuk ka lajm nga Specialja për aktakuzën ndaj Thaçit dhe Veselit (VIDEO)

NULL NULL
nga Rina Mujku 1 muaj më parë

Çlirimtarët tash e katër muaj po presin një lajm nga Haga.

Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli dinë se janë pjesë e një aktakuze të Prokurorisë së Specializuar në Hagë të ngritur qysh më 24 prill të këtij viti.

Por as këta, e as 10 personat tjerë nuk kanë mësuar akoma nëse dyshimet e Prokurorisë se kryen krime kundër njerëzimit janë konfirmuar, njofton Klan Kosova.

Fati i kësaj aktakuze sipas afatit ligjor do të duhet të bëhej publik deri këtë premte, gjashtë muaj nga prilli, por sipas një mbrojtësi në Speciale, lajmi për fatin e aktakuzës mund të vazhdojë deri në janar.

Sipas Valon Hasanit, afati ligjor mund të fillojë të rrjedhë edhe nga korriku kur presidenti Hashim Thaçi është intervistuar nga Prokurori i Specializuar në korrik.

“Aty thotë se rrjedhë në momentin kur dorëzohet aktakuza dhe materiali mbështetës, deklarata e presidentit që konsiderohet material mbështetës është marrë në muajin korrik prandaj varet nga gjyqtari prej cilës kohë e llogaritë kohën.”

Ndryshe mendon Arianit Koci, po ashtu avokat pranë Dhomave të Specializuara.

Koci beson se tashmë akti akuzues është konfirmuar të paktën pjesërisht, ndryshe nga Valon Hasani që thotë se mospublikimi i aktakuzës nuk do të thotë medoemos konfirmim të saj.

Detaje më tepër nuk japin as nga Haga, Zëdhënësja e Dhomave të Specializuara, Angela Griep, ka treguar vetëm se akti akuzues mbetet konfidencial dhe i njëjti mund të publikohet edhe pas paraqitjes së parë në Gjykatë të të dyshuarve.

Avokati Koci vlerëson se populli i Kosovës ka të drejtë të dijë më tepër për fatin e njeriut që ndodhet në krye të shtetit.