Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Nuk ka fitues, Fiorentina dhe Juventus i ndanë pikët

NULL NULL
22.11.2025 20:10

Ndeshje si gjithmonë e nxehtë dhe e mirë, sa herë që Fiorentina dhe Juventua luajnë në Artemio Franchi.

Violat që janë të fundit në tabelë, arritën ta ndalin Juventusin duke luajtur 1-1, rezultat që realisht nuk i kryen punë asnjërës skuadër, pasi nuk përmbushen apetitet që kishin para përballjes së tyre.

Fiorentina luajti diçka më mirë, dhe ndoshta e deshti më shumë fitoren, mirëpo në fund u ndanë pikët. Juventusi shënoi në minutën e pestë të shtesës në pjesën e parë me

golin e Filip Kostic, por me të nis pjesa e dytë, Rolando Mandragora, shënoi një supergol për rezultatin final.

Fiorentina mbetet pa fitore, dhe po ashtu nuk lëviz nga pozita e fundit me vetëm 6 pikë, kurse Juventusi i gjashti me 20 pikë.

Edon Zhegrova edhe këtë radhë zero minuta në këmbë.

lajme të ngjashme