“Nuk i meritoj 20 vjet burg”, Elsa Lila rrëfen përballjen me policët gjatë arrestimit NULL NULL 30.10.2025 18:26 30.10.2025 18:26 Këngëtarja shqiptare, Elsa Lila ka treguar për herë të parë si e përjetoi momentin kur u akuzua në Itali. Në një bisedë me Grida Dumën, ajo zbuloi përjetimet e saj me karabinierët. “Ke një akuzë 20 vite e lart dhe gjëja e parë që mendova ishte: çfarë mund të kem bërë unë për ta merituar këtë? Ndoshta ndonjë gjobë e makinës, por s’vlen 20 vite”, tha Lila. Artistja rrëfeu se si shtangu përballë prangave dhe dilemat që kaloi gjatë arrestimit: “Të gjithë kemi anë të errëta dhe të ndriçuara. Të gjithë kemi lënduar dikë, ndoshta pa dashje. Edhe unë nuk kam qenë gjithmonë e përsosur, por kurrsesi për të merituar burg”, tregoi këngëtarja. Përjetimet për muajt në përballje me drejtësinë italiane, këngëtarja Elsa Lila i ka përshkruar edhe në librin e saj “Mirë se erdhe në Rebibbia”.