Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

“Nuk e pranonte Rugovën si kryetar të Kosovës”, Merovci: Qosja, akademik i kalibrit të lartë (VIDEO)

NULL NULL
24.04.2026 21:05

Adnan Merovci, bashkëpunëtor i Ibrahim Rugovës, ka komentuar figurën dhe qëndrimet e Rexhep Qosjes gjatë emisionit ‘Rubikon’ në Klan Kosova.

Ai e cilësoi Qosjen si një ndër intelektualët më të spikatur shqiptarë, duke theksuar se ai “e ka vendin e vet në altarin e një studiuesi letrar”, veçanërisht si historian i letërsisë.

Sipas Merovcit, letra e fundit e Qosjes, që të mos i organizohet ceremoni dhe varrimi t’i bëhet në praninë vetëm të anëtarëve të ngushtë të familjes, është në përputhje të plotë me personalitetin dhe angazhimin e tij publik ndër vite, si në aspektin shkencor, ashtu edhe në atë politik e shoqëror.

“Rexhep Qosja është një akademik, një njeri, një intelektual i kalibrit të lartë dhe ai e ka vendin e vet në altarin e një studiuesi letrar, në këtë rast historianit të letërsisë. Letrën e tij e shoh në sinkron me krejt personalitetin dhe performancën që e ka bërë në publik edhe në aspektin shkencore, edhe politik e shoqëror. Letra është e Rexhep Qosjes dhe aty nuk ka asgjë për t’u habitur. Ne që e njohim ka qenë i tillë, i veçantë, le të themi edhe pak egocentrik, sido që të jetë një intelektual i kalibrit, me një tolerancë në momente të caktuara të kufizuar”, tha Merovci.

Ai po ashtu e ka kujtuar edhe një moment të takimit mes Rexhep Qosjes e Ibrahim Rugovës, pak ditë para se delegacioni i Kosovës të nisej për konferencën e Rambujesë.

“Publiku shumë pak e di që ka ekzistuar një takim i Ibrahim Rugovës me profesor Rexhep Qosjen, në ditët e para të muajit shkurt të vitit 1999. E kam marrë Qosjen nga shtëpia e tij dhe e kam dërguar në rezidencën e Rugovës. Qosja e ka pasur një kërkesë para se me ardhë në takim, më tha ‘Adnan, i thuaj Rugovës vij, por e kam një gjysmë kushti. Kur të jepet lajmi për këtë të mos thuhet që Qosja është takuar me kryetarin e Kosovës, por është takuar me kryetarin e LDK-së’”, tha më tej Merovci. /Klankosova.tv

lajme të ngjashme