"Nuk do të ketë marrëveshje të reja, pa u zbatuar të vjetrat"

“Nuk do të ketë marrëveshje të reja, pa u zbatuar të vjetrat”

NULL NULL
4 years më parë

Shefi i delegacionit kosovar në bisedimet me Serbinë, Avni Arifi, ka raportuar para Komisionit për Punë të Jashtme, Diasporë dhe Investime Strategjike.

Arifi me këtë rast tha se po synojnë që dialogu të jetë proces gjithëpërfshirës dhe njoftoi se në takimin e radhës më 26 të këtij muaji do të diskutohet për marrëveshjet e pazbatuar deri më tani.

“Do të bisedohet për implementimin e marrëveshjeve të arritura por që ka ngecje në implementim. Nëse e shihni pasqyrën do ta shihni që Kosova i ka kryer obligimet e saja. Ne si grup konsiderojmë  që duhet të bisedojmë për të gjitha”.

Arifi ka propozuar që në delegacionin kosovar të ketë edhe përfaqësues nga partitë parlamentare.

Ai shtoi se nuk do të diskutohen tema të reja  pa u bë njohje reciproke në mes dy shteteve

“Sa herë që kemi takime në Bruksel jemi të gatshëm të takohemi me ju. Nuk po shkojmë në Bruksel për çështje të reja por për çështjet e ekzistuese. Kjo qeveri nuk e pranon asociacion i cili përmban shkelje kushtetuese”.

“ “Nuk do të ketë marrëveshje të reja pa u arritur marrëveshjet e vjetra dhe njohja reciproke. Qëllimi i këtij dialogu është normalizimi i raporteve Kosovë serbi dhe ky normalizim nuk mund të ndodhë pa njohje reciproke”.