Nuhi Mavrovqanit që e vrau gruan i ulet dënimi nga burgim i përjetshëm në 25 vjet NULL NULL 05.10.2021 13:21 05.10.2021 13:21 Nuhi Mavrovqanit, që e vrau gruan e tij, i është ulur dënimi nga burgim i përjetshëm në 25 vjet burgim. Vendimi u mor nga Gjykata Themelore në Gjilan. Nuhi Mavrovqani në muajin dhjetor të vitit të kaluar ishte dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e gruas, por rasti është kthyer në rigjykim pasi Gjykata e Apelit vlerësoi se aktgjykimi i tij nuk është përpiluar në bazë të dispozitave ligjore. I akuzuari e kishte pranuar fajësinë e kryerjes së këtij krimi, por jo sipas aktakuzës ku thuhet se e ka bërë atë me vetëdije. Nuhi Mavrovqani më 25 korrik të vitit 2020, për shkak të mosmarrëveshjeve të vazhdueshme familjare më parë dhe në ditën kritike, e kishte goditur gruan e tij atëherë 34 vjeçare disa herë me shufër metalike derisa ia kishte thyer edhe kafkën. Rasti ka ndodhur në shtëpinë e tyre të përbashkët në fshatin Berivojcë të Kamenicës, njofton Klankosova.tv.