Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Note 5 prezantohet në gusht

NULL NULL
11.07.2015 14:30
Për dallim nga katër gjeneratat e para që janë prezantuar në shtator, Galaxy Note 5 do të prezantohet kah mesi i gushtit.

Për dallim nga katër gjeneratat e para të Galaxy Note të cilat Samsung i kishte prezantuar në panairin IFA, në shtator, këtë herë sipas Ëall Street Journal, gjigandi teknologjik ka vendosur që gjeneratën e pestë ta prezantojë në mes të muajit gusht.

Kjo pasi vitin e kaluar, fill pas prezantimit të Galaxy Note 4, rivali i Samsung, Apple prezantoi gjeneratën e re të smartfonit të tyre të quajtur iPhone 6 Plus, që siç ndodhë gjithherë me iPhone-t e rinj mori gjithë vëmendjen.

Nuk janë zbuluar detajet e gjeneratës së pestë të Galaxy Note, por ka disa pamje të dizajnit të ri, që ende nuk dihet sa janë të besueshme, por megjithatë ekzistojnë.

lajme të ngjashme