Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Note 4 para të gjithëve

NULL NULL
04.06.2015 16:45
Në indeksin e përgjithshëm të performancës së smartfonëve, para të gjithëve doli Galaxy Note 4. Edhe në renditjen e kompanive, Samsung ishte i pari.

Samsung Galaxy Note 4 kryeson grafikun e kënaqësisë së konsumatorëve, duke lënë pas Apple iPhone 6 dhe iPhone 6 Plus.

Sipas të dhënave që vijnë nga Indeksi i Kënaqësisë së Konsumatorëve, nga Universiteti Miçigan, konsumatorët e Samsung janë më të kënaqurit me pajisjet e tyre.

Galaxy Note 4, që u hodh në treg tetorin e vitit të kaluar, arriti 86 pikë nga 100 pikë të mundshme, ndërsa telefonat inteligjentë më të fundit të Apple-it u renditën në vend të dytë me 82 pikë secili. Galaxy Note 3 dhe Galaxy S5 kishin gjithashtu të njëjtat pikë me telefonat inteligjentë të Apple-it.

Sa i përket kompanive, Apple dhe Samsung ishin shumë afër njëra tjetrës, ku secila mori nga 80 pikë, ndërsa në pesë vendet e para u renditën edhe Motorola, BlackBerry dhe HTC, me 79, 78 dhe 77 pikë, respektivisht.

SF

SF2

lajme të ngjashme