Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Norvegjia planifikon dozën e tretë të vaksinës për të gjithë të rriturit

NULL NULL
12.11.2021 13:24

Norvegjia do të ofrojë një dozë të tretë të vaksinës COVID-19 për të gjithë të moshës 18 vjeç e lart.

Norvegjia deri më tani ka dhënë dozën e tretë për ata të moshës 65 vjeç e lart.

“Të gjithëve të moshës 18 vjeç e lart do t’u ofrohet një dozë e tretë vitin e ardhshëm,” tha kryeministri Jonas Gahr Stoere në një konferencë shtypi, raporton Reuters, transmeton Klankosova.tv.

Norvegjia në fund të shtatorit i dha fund masave të saj të fundit të bllokimit të koronavirusit, të cilat për 18 muaj kishin kufizuar ndërveprimet sociale dhe kishin penguar shumë biznese.

lajme të ngjashme