Norvegjia dhuron 76 automjete për Armatën e Maqedonisë së Veriut NULL NULL 25.04.2024 12:24 25.04.2024 12:24 Në kazermën “Ilinden” në Shkup sot do të dorëzohet donacion prej 76 automjeteve nga Norvegjia. “76 automjete, nga të cilat 36 janë automjete të lehta këmbësorie të tipit Mercedes Benz-290GD, Multi 2 dhe 40 automjete transportuese kamionë Skania-P3, janë të fundit nga projektet e shumta të bashkëpunimit të vazhdueshëm të shkëlqyer në fushën e mbrojtjes ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Mbretërisë së Norvegjisë”,thonë nga Ministria e Mbrojtjes, shkruan Zhurnal.mk, transmeton Klankosova.tv. Në aktin e dorëzimit zyrtar do të marrin pjesë edhe udhëheqja e Ministrisë së Mbrojtjes dhe Shtatmadhorisë, gjeneralë në Armatë dhe komandantë të njësive.