Nora Gjakova në finale të Grand Sllam Abu Dhabi, siguron medalje për Kosovën NULL NULL nga Emanuell Syla 21.10.2022 13:09 nga Emanuell Syla 21.10.2022 13:09 Kampionia olimpike në xhudo Nora Gjakova, ka arritur edhe fitoren e katërt në Grand Sllam Abu Dhabi, ndërsa në përballjen e fundit mposhti gjeorgjianen Eteri Liparteliani. Gjakova me një wazza-ari fitoi në gjysmëfinale, duke kaluar tash në finale ku përballet me koreanen Huh. 30-vjeçarja në garat Grand Sllam deri tash ka fituar tri medalje, dy të arta Abu Dhabi 2018 dhe Tbilisi 2021, si dhe një të bronztë në Paris 2020, njofton KlanKosova.tv. Një tjetër medalje e ka siguruar në Abu Dhabi 2022, pasi ka kaluar në finale, porse nga ora 15:00 kuptohet nëse medalja do të jetë me ngjyrë ari apo argjendi. Sfidat për medalje transmetohen në Artmotion, kanali Sport 1 numër 124.