Nora Gjakova, e argjendtë në Grand Slamin e Kazakistanit NULL NULL 16.06.2023 16:30 16.06.2023 16:30 Xhudistja kosovare Nora Gjakova është stolisur me medalje të argjendtë në Grand Slamin e xhudos, që po mbahet në Astana të Kazakistanit. Kampionia jonë olimpike u ndalë në finale nga francezja, Sarah Leonie Cysique. Deri në finale, Nora arriti duke shënuar katër fitore, njërën pa luftë, në kategorinë deri në 57 kilogramë. Gjakova fitoi edhe 700 pikë olimpike për Paris 2024. Nesër garojnë Akil Gjakova, Laura Fazliu dhe Loriana Kuka. /Klankosova.tv. Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS