Njohja nga Bahamas, zgjerimi i Acordit Abrahamik të vitit 2020, prurje e njohjeve eventuale 123 string(14) "Albert Prenkaj" string(61) "https://klankosova.tv/wp-content/uploads/2025/12/IMG_3622.png" nga Albert Prenkaj 22.12.2025 11:27 22.12.2025 11:27 Njohja nga Bahamas është lajm i mirë për forcimin e sovranitetit të jashtëm dhe subjektivitetit ndërkombëtarë të Republikës së Kosovës! Për 5 vite të mbajtjes së pushtetit nga z. Kurti, Kosova ka degraduar në përfaqësim në arenën ndërkombëtare. Ish qeveria Kurti dhe ish ministrja Gërvalla-Schwarz me gjuhën e tyre ofenduese, kërcënuese dhe kokëfortë, kanë dështuar të sjellin njohje apo të anëtarësojnë vendin në ndonjë organizatë me interes ndërkombëtarë. Q’është e vërteta ka patur anëtarësime në organizata t’i quajmë minore, ku janë anëtarësuar entitete jo shtetërore, OJQ, e që mund të krijon precedente të rrezikshme. 4 njohjet që erdhën së fundmi nuk janë rezultat i përpjekjeve të znj. Gërvalla-Schwarz, apo të presidentes Osmani-Sadriu. Njohjet nga Sudani, Kenia, Siria dhe Bahamas janë rezultat i lobimit të vendeve mike: Turqisë në rastin e Sudanit dhe Sirisë dhe Britanisë së Madhe kur bëhet fjalë për Kenien dhe Bahamas. Z. Pacolli në rastin e Kenias, i është dorëzuar Note Verbal e njohjes për ta sjellur në Kosovë, meqë ai atje afaron dhe meqë Kosova nuk ka qeveri. Nëse serfoni në google, Bahamas thot se ka udhëheqës të shtetit mbretin Çarlsi i III-të të Mbretërisë së Bashkur, ndërsa Kenia është anëtare e Comonwelth-it. Pra, as Gërvalla-Schwarz e as Osmani-Sadriu nuk kanë merita për këto njohje. Analizat na thonë se në këtë paqartësi, me ndryshimin e paradigmave që po e dërgon Globin drejt një Rendi të ri Botërorë, është paraqitur nevoja strategjike për Turqinë dhe Mbretërinë e Bashkuar të përforcojnë hartën politike ekzistuese të Ballkanit Perëndimorë e që bëhet me përforcimin e subjektivitetit ndërkombëtarë të Kosovës. Pa dyshim njohjet e këtij viti shtojnë jo vetëm numrin në regjistrin e shteteve që e njohin Kosovën që është rrugëtim i vështirë drejt anëtarësimit të Republikës së Kosovës në kornizën e OKB-së, meqë Pakoja e Ahtisarit nuk ka kaluar në Këshill të Sigurimit me kërcënim për veto nga Rusia dhe Kina si anëtare permanente të këtij forumi më të lartë të OKB-së. Meqë presidenti Trump është duke shqyrtuar mundësinë e zgjerimit të Akordit Abrahamik me Sirinë (që tashmë e ka njohur Kosovën) edhe me vendet e Magrebit. Ekziston mundësi reale që të kemi lobime për njohje të reja, ashtu siç ka ndodhur me Izraelin (2020) nga Dhoma Ovale e Shtëpisë së Bardhë. Megjithatë duke e patur parasysh qëndrimin zyrtarë, publik, të Departamentit të Shtetit, Komitetit për Politikë të Jashtme të Senatit, si dhe mesazheve të qarta nga Ambasada në Prishtinë, këto lëvizje për njohje eventuale nuk do të ndodhin nëse do të kemi qeveri të re eventuale jo-bashkëpunuese, jo-koordinuese, ashtu siç mund të mbeten sanksionet nga BE dhe vijat e kuqe nga SHBA.