Njihuni me vajzat pjesëmarrëse në Miss Kosova 2016 NULL NULL 27.08.2016 18:05 27.08.2016 18:05 Në spektaklin e bukurisë “Miss Kosova 2016” do të ndahen dy kurora dhe Kosova do të perfaqësohet në dy konkurset me të rëndësishme të bukurisë në botë, në Miss Universe dhe në Miss Earth. Vajzat pjesëmarrëse që garojne për titullin e më të bukures së vendit janë nga Kosova dhe Diaspora, dhe për herë të parë në Miss Kosova merr pjesë edhe një kandidate nga Argjentina. Organizimi “Miss Kosova” këtë vit krahas promovimit të së bukures, do të promovojë edhe kampanjen per vetëdijësimin për kancerin e gjirit, kampanjë kjo e cila do të zgjasë një vit. Nata Finale e “Miss Kosova 2016” do të mbahet me 7 Shtator dhe do të transmetohet drejtpërdrejt në Klan Kosova. Më poshtë mund t’i shikoni fotot e para të vajzave pjesëmarrëse ne Miss Kosova 2016. Albisona Bequku, 17, Drenas Andina Pura, 18, Gjakovë Bardha Gashi, 17, Prishtinë Bleranda Çitaku, 21, Prishtinë Camila Barraza, 23, Buenos Aires Donika Hoxhaj, 21, Brooklyn Edona Bazaj, 18, Drenas Eliza Haliti, 19, Fushë Kosovë Elvira Sfarqa, 16, Vushtrri Klodiana Radoniqi, 20, Gjakovë Kosovare Halimi, 22, Gothenburg Lirie Elshani, 17, Drenas Marigona Krasniqi, 21, Prishtinë Medina Hajra, 17, Markaryd Pleureta Xhemajli, 20, Ferizaj