Njihuni me stjuardesen e Emirateve që po ndez rrjetet (FOTO) NULL NULL 02.05.2018 12:30 02.05.2018 12:30 Falë punës së saj ajo ka arritur të shijojë vendet më ekzotike të botës. Teksa duket se bën jetën e një multi-milionereje, ajo punon aq shumë por nuk fiton në gjashtë shifra. Bëhet fjalë për bukuroshen lituaneze, Brigita Jagelaviciute, e cila ka ndezur rrjetet sociale për shkak të bukurisë që ka si dhe profesionit prej një stjuardeseje e Emirateve të Bashkuara, njofton Klan Kosova. 23-vjeçarja nga New York shkon drejt në Rio de Janeiro, për të kaluar në Murin e Madh Kinez dhe krejt kjo për brenda një muaji. Ajo ka të regjistruara 74 vende të botës të cilat i ka vizituar që sipas saj e kjo për të llogaritet të jetë vetëm 30% e agjendës së realizuar pasi ajo ka në plan edhe rrugetime të tjera për të prekur globin. ”Ndërsa sa i përket udhëtimeve që kam pasur në 12 muajt e fundit janë rreth 80” ka pranuar ajo, njofton Klan Kosova. Me foto poshtë shkëmbit, afër ujëvarave dhe duke parë perëndimin e diellit në majat e shkëmbinjve ajo ka bërë për vete tashmë më shumë se 60 mijë ndjekës në llogarinë e saj në Instagram.