Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Njihuni me qenin më të vjetër në botë

NULL NULL
29.05.2022 18:19

Një qen nga Karolina e Jugut, ShBA, tani mban titullin “qeni më i vjetër që jeton”, siç njihet nga rekordet botërore Guinness. I quajtur “Pebbles”, qeni 4 kilogramësh është 22 vjeç e 59 ditë.

“Pebbles është zyrtarisht qeni më i vjetër i gjallë! Faleminderit Guinness për këtë nder të jashtëzakonshëm dhe pllakën e bukur që na dërgove! Pebbles nuk mund të ishte më i lumtur”, shkruante në llogarinë zyrtare në Instagram të Pebbles.

Pak ditë më parë, Guinness World Records i kishte dhënë titullin një qeni 21 vjeç, Chihuahua TobyKeith.

“Bobby ishte ulur në divan dhe miqtë dhe familja filluan të shkruanin mesazhe dhe të telefononin për një histori që panë se një qen 21-vjeçar merrte rekordin”, tha Julie Gregory. “Kur pashë historinë e TobyKeith në të gjitha lajmet, aplikova”.

lajme të ngjashme