Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Njihuni me modelistin shqiptar me famë botërore Izet Curi (VIDEO)

NULL NULL
30.03.2016 21:56

Izet Curi është modelist dhe disenjator me famë botërore i cili karrierën e tij e filloi në moshën 13 vjeçare.

Në atë kohë mbante edhe kurse tek rrobaqepësit më të njohur në Shkup, njofton Klan Kosova.

Emri i tij filloi të përmendej atëherë kur punonte veshje për rokerët.

Në moshën 21 vjeçare udhëtoi për në Francë, kryeqyteti Parisi u bë shtëpia e dytë e tij.

Aty u njoh me krijues të mëdhenj të modës, madje u bë edhe pjesë e shtëpisë së modës Hermes.

Më pas Curi, vazhdoi të eksploronte tek emrat e mëdhenj të modës si: Thierry Mugler dhe Azzedine Alaia.

Përvojën shumë vjeçare e solli në Shkup ku në fund të vitit 2014 ka hapur nja institut të modës me emrin Izet Curi.

Metodat franceze janë pjesë e praktikës së 30 studentëve në këtë shkollë mode, derisa pikë synim është që ata të formohen si modelistë dhe stilistë ku është edhe vet profesori që sot njihet me këtë titull.

lajme të ngjashme