Njeriu që hoqi dorë nga masturbimi për 700 ditë: Kam fituar superfuqi NULL NULL 20.11.2016 12:48 20.11.2016 12:48 Një person në Britaninë e Madhe që ka hequr dorë nga masturbimi tash e 700 ditë thotë se ka fituar superfuqi. Ai është një nga 200.000 burrat që janë pjesë e komitetit online “NoFap” ku shpërndahen përvojat seksuale. Dhe në këtë rrjet personi që prezantohet me emrin Brohit shkruan se ai ka ndërprerë masturbimin që dy vjet e gjysmë, dhe po ndjenë se mendja e tij është bërë shumë më e zgjuar dhe se po ndjehet shumë mirë me veten. Ai shkruan se po ndjehet “me superfuqi” dhe se ka një rritje të hatashme vetëbesimi, mprehtësi në gjykim, fokus të shtuar dhe energji të madhe trupore. Ai thotë se “glorifikim konstant i seksit ka mjegulluar perspektivat tona të përgjithshme”. Ai shton se periudha e gjatë pa masturbuar e ka bërë të kuptojë se mund të lidhesh shumë shpejt me gjëra të tjera shumë të rëndësishme, shkruan The Independent, përcjellë Klan Kosova. klankosova.tv