Njeriu më obez në botë do që të humbë peshë NULL NULL 06.01.2018 17:00 06.01.2018 17:00 Juan Pedro Franco nga Meksika peshon më shumë se gjysmë toni, dhe llogaritet të jetë njeriu me peshën më të rëndë në botë. Franco megjithatë ka shprehur dëshirën e tij për të humbur peshë, me ndihmën e mjekëve lokalë. Franco, 595 kilogramë, ishte deklaruaar nga Libri i Rekordeve Guiness, si personi më i rëndë i gjallë, në 2017. Por tani, pas shumë vitesh i bllokuar në dhomën e tij të fjetjes, ai po dëshiron t’i futet një rrugëtimi që do t’ia ndryshonte jetën. Pasi ishte refuzur nga një numër mjekësh, ai tani ka një ekip prej 30 profesionistësh të cilët e ndihmojnë falas. “Dua që ta ndjej ajrin, ta ndjej rrugën, të jem jashtë”, tha mes tjerash Franco. “Sepse të qenit në shtrat, i ngujuar mes katër muresh duke parë gjithçka është vërtetë e vështirë”.