Njeriu më i vjetër në botë vdes në moshën 112 vjeçare NULL NULL 26.11.2024 13:40 26.11.2024 13:40 BBC ka raportuar ka vdekur njeriu më i vjetër në botë. Lajmi u bë i ditur nga familjarët e tij, transmeton Klankosova.tv John Alfred Tinniswood , vdiq të hënën në shtëpinë e kujdesit në Southport ku jetonte. Ai u bë njeriu më i vjetër i gjallë në botë në prill të këtij viti, kur Juan Vicente Pérez Mora vdiq në moshën 114-vjeçare. Familjarët deklaruan se në ditën e fundit ai ishte “i rrethuar nga muzika dhe dashuria”. Tinniswood, i cili lindi në të njëjtin vit që u përmbyt Titaniku, më 26 gusht 1912. Ai u bë njeriu më i vjetër i Mbretërisë së Bashkuar në vitin 2020. John Alfred Tinniswood, u njoh nga Libri i Rekordeve Guinness si njeriu më i vjetër në botë në prill të 2024.