Njëri nga të plagosurit në Runik është shtetas zviceran, kërkon që ta vazhdojë trajtimin atje NULL NULL 10.08.2023 11:48 10.08.2023 11:48 QKUK Njëri nga të plagosurit në Runik të Skënderajt mbrëmë është shtetas zviceran. Ai ka kërkuar që të transferohet atje për trajtim të mëtejshëm. Ndërkaq, i lënduari tjetër i cili është duke marrë mjekim në Klinikën Intensive, i është amputuar këmba dhe ka qenë në rrezik për jetë. Procesi i amputimit është vonuar për një orë për shkak se familjarët nuk kanë nënshkruar menjëherë. E viktima e tretë i cili është duke marrë tretman në Klinikën e Ortopedisë pritet më vonë t’i nënshtrohet operimit në shputë. Nga rasti në Runi ka mbetur i vdekur N.L i moshës 39-vjeç./Klankosova.tv