Njëri nga të lënduarit nga aksidenti me fatalitet në Baballoq po trajtohet në Klinikën e Ortopedisë NULL NULL 15.04.2025 10:23 15.04.2025 10:23 Një aksident me fatalitet ndodhi dje në fshatin Baballoq të Deçanit. Një grua humbi jetën, derisa dy të tjerë u lënduan. Njëri prej të lënduarve, për shkak të lëndimeve është dërguar për trajtim në QKUK. Për gjendjen e tij ka folur drejtori i Emergjencës Naser Syla. Syla për Klankosova.tv tha se gjendja e tij është stabile. “Gjendja është stabile. Po trajtohet në Klinikën e Ortopedisë”, deklaroi ai. Klankosova.tv ka kontaktuar edhe Spitalin e Pejës për të marrë informacione, por deri momentin e publikimit të lajmit s’ka marrë ndonjë informacion.