Njerëzit që rregullojnë shtratin çdo mëngjes mund të bëhen milionerë NULL NULL 28.10.2025 15:32 28.10.2025 15:32 Shtrati është vendi ku shkoni për t’u ç’lodhur dhe për t’u rimbushur me energji pas një dite të gjate. Është gjithashtu vendi ku e filloni ditën tuaj dhe gjëja e fundit që shihni para se të flinin natën. Por rregullimi i shtratit është një detyrë e vogël, por rregullimi i tij mund t’ju bëjë milionerë. Sipas Randall Bell, një socio-ekonomist i cili ka studiuar suksesin për 25 vjet, ata që bëjnë punët e tyre dhe e mbajnë hapësirën e tyre të jetesës më të rregullt kanë tendencë të fitojnë më shumë para. Si pjesë e hulumtimit të Randall, ai foli dhe kaloi kohë me 5,000 njerëz në të gjithë botën, duke përfshirë jo vetëm profesionistë, studentë, pensionistë, të papunë dhe multi-milionerë. Bell tha se ata që rregullojnë shtratin e tyre në mëngjes kanë deri në 206.8 për qind më shumë gjasa të jenë milionerë, pasi kjo e vendos mendjen tuaj në një mendësi produktive. Pra, njerëzit që rregullojnë shtratin e tyre çdo mëngjes kanë më shumë gjasa të kenë punë, të kenë të ardhura më të larta dhe të jenë më të kënaqur me jetën e tyre, transmeton Klankosova.tv.