Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Njerëzit që nuk kanë Facebook janë më të lumtur

NULL NULL
10.11.2015 16:00

Sipas një hulumtimi nga Danimarka njerëzit që nuk kanë Facebook ose që e përdorin më pak atë, janë më të lumtur se sa përdoruesit e rregullt.

Këtë hulumtim e kanë kryer Instituti për Hulumtime mbi Lumturinë dhe kishin bërë këtë pyete: “Nëse mediat sociale ndikojnë në kualitetin e jetës?”.

Hulumtuesit kanë ndarë pjesëmarrësit e këtij hulumtimit në dy grupe, transmeton Klan Kosova.

Njëri grup vazhdoi që ta përdorte Facebook-un sikurse e kanë përdorë deri në atë ditë, derisa grupi tjetër për një javë iu ndalua që ta përdorin këtë rrjet social.

Pas një jave pjesëmarrësëve iu kërkua që të rangojnë nga 1 deri në 10 se si ndiheshin pa ose me Facebook.

Më pas ata i vlerësuan rangimin që ishte para se studimi të fillonte.

Hulumtuesit kuptuan që ata pjesëmarrës që nuk kishin qasje në Facebook, ishin etuziast dhe më pak të shqetësuar në krahasim me ata që vazhduan të qasen në këtë rrjet shoqërorë.

lajme të ngjashme