Njerëzit që jetojnë me arinj NULL NULL 10.09.2015 19:00 10.09.2015 19:00 Nëse mendoni se bota dalëngadalë është duke u çmendur, atëherë ne po ju sjellim edhe një shembull tjetër të kësaj. Dokumentari “Një ari polar në pishinën time” flet për të gjithë njerëzit që kanë arinj që jetojnë në kopshtet e tyre. Dokumentari nis me vizitën e trajnerit të arinjve, Marc Dumas në Abbotsford të Kanadasë ku ai jeton bashkë me bashkëshorten e tij dhe ariun polar, Aggy. Aggy ka jetuar me familjen që kur ajo ishte 16 vjeç. Ajo ha ushqimin që I përgditet nga familja, kur ajo nuk është trajnuar për ndonjë film (Marc trajnon arinj që të paraqitet në filma dhe shfaqje televizive). Ushqimi i saj i preferuar është salmoni por ajo gjithashtu konsumon edhe pica dhe kifle të ndryshme. Marc ka treguar se ariut që tashmë është pjesë e familjes së saj, Aggy pëlqen që në mëngjes të shijojë një not në pishinën familjare por megjithatë Aggy thotë ai mbetet një kafshë e egër dhe ai vazhdon ta trajtojë si të tillë. Marrëdhënia e tyre është, shpjegon ai, “e komplikuar”, transmeton Klan Kosova. Më pas dokumentari vazhdon në Florida për të takuar familjen Welde dhe 13 arinjtë e tyre ngjyrë kafe. Johnny gjithashtu punon me arinjtë në filmat e Hollivudit. “Ne nuk besojmë se është mizore për të mbajtur këta arinj në robëri” ka thënë gruaja e kësaj familje, transmeton Klan Kosova. Ajo thotë se ata shpresojnë të përdorin stilin e jetesës së tyre me arinj për të edukuar të tjerët rreth arinjve ngjyrë kafe. Ndërkohë, në Abbotsford, Marc ka një ari të ri të murrmë dhe aktor-në-trajnim që quhet Billy, i cili pëlqen që të bashkëveprojë me njerëz. Së fundi, në Melrose Florida, Carl Bovard zotëron dhe drejton Single Vision që është një strehë dedikuar kafshëve që vepron në kopshtin e tij të shtëpisë. Së bashku me dy arinjtë e tij, Honey dhe Bruiser ai ka gjashtë tigra, dy luanë dhe aligatorë. Carl gjithashtu thotë se ai është duke edukuar dhe frymëzuar njerëzit për përkujdesjen ndaj kafshëve duke i lejuar ata të shohin kafshët më nga afër. Dokumentari mbaron aty ku edhe fillon – me Markun dhe Aggy në pishinë së bashku. Marc besohet të jetë i vetmi njeri në botë i cili është duke bashkëjetuar me një ari polar.