Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Njerëzit më të pazakontë në botë (FOTO)

NULL NULL
16.06.2019 10:30

Bota është një vend i madh dhe i mrekullueshëm me mbi 8 miliardë njerëz të zakonshëm, jashtëzakonshëm, por edhe të… pazakontë.

Nga më i gjati tek më i shkurtri, nga gjokset më të mëdha, artificiale dhe natyrale, e deri tek beli më i hollë.

Më poshtë është edhe lista me 12 njerëz që ndoshta s’do ta besonit që kanë ekzistuar ndonjëherë:


Ms Myra – Është shndërruar në hitin e internetit. E ka të vështirë të gjejë recipetat për përmasën e saj. Shtetasja gjermane ka gjoksin më të madh artificial në botë; 32Z. Njëri gjoks i saj peshon 9 kilogramë dhe në brendësi ka 9 litra salinë, por ajo nuk është e kënaqur dhe kërkon t’i zmadhojë edhe më.

Ndryshe nga Ms Myra, Annie Hawkins-Turner ka një gjoks 48V dhe të gjithin të falur nga natyra; asnjë ndërhyrje kirurgjikale. Për shkak të përmasave, Annie thotë se shpesh është objekt ngacmimesh në rrugë nga të panjohurit.


Kim Goodman ka një talent krejt origjinal; zgurdullimin e syve. I gjithë ky “talent” i lindi pasi u godit në kokë nga një shkop hokeji.


Valery Smagliy-t natyra i ka falur qerpikë që do t’i kishte zili edhe femra më e bukur në botë. Gjatësia e tyre shkon deri në 7 centimetra.


Jason Barnum ka bërë tatuazh duke mbushur me bojë syrin e tij të djathtë. Megjithatë, kjo nuk është gjëja më e frikshme e tij. Aktualisht është duke vuajtur një dënim prej 22 vitesh burg pas një grabitje të armatosur, ku qëlloi edhe një oficer policie.


Muhibija Buljubasic – Këtij njeriu nuk i humbasin kurrë çelsat. Boshnjaku ka një forcë magnetike të lindur. Në trupin e tij mund të qëndrojnë pa problem sendet metalike, por edhe disa pajisje plastike.


Njeriu me 96 përqind të trupit të mbuluar nga qimet, kinezi Yu Zhenhuan është zyrtarisht njeriu më leshator në botë. Thotë se nuk ka brisk që e merr përsipër dhe po shpreson që t’i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale për të shpëtuar nga qimet e shumta.


Zonjusha Vampir – Maria Jose Cristerna nga Meksika, ka shndërruar veten në një “personazh” djallëzor. Ka vendosur dy copa metali nën lëkurën e kafkës së kokës për të krijuar përshtypjen e brirëve, ka bërë qindra tatuazhe në fytyrë dhe trup. Ky është pasioni i saj, sa i përket profesionit ajo është një avokate e devotshme kundër dhunës në familje.


Michelle Koebke – Ëndërronte të kishte belin me të hollë në botë. Vendosi korsetë dhe nga 63.5 centimetër bel, kaloi në 53 centimetër, ndërsa me korsenë vënë, beli i saj ngushtohet në 40 centimetër. Imagjinoni dot se ç’ndodh me organet e saj?

Wang Fang – Gruaja kineze ka lindur me një çrregullim të rrallë; këmbët e saj janë të orientuara nga ana e kundërt; thembrat nga duhej të ishin gishtat dhe gishtat nga thembra. Megjithatë, Wang ka refuzuar që të regjistrohet në listën e personave me aftësi të kufizuara dhe punon si kamariere në një restorant të zëshëm në qytetin Chongqing.


Vigani dhe shkurtabiqi – Njeriu më i gjatë në botë, Sultan dhe më i shkurtri, Chandra u takuan në vitin 2014 në Turqi. Turku Sultan Kosen është i gjatë 2 metra e 44 centimetër, ndërsa Chandra, që fatkeqësisht ndërroi jetë në muajin shtator, ishte vetëm 60 centimetra.


Njeriu më gjysmë kokë – Carlos Rodriquez humbi pjesën më të madhe të kafkës së tij pas një aksidenti me makinën që po e drejtonte nën efektin e pijeve alkoolike. Kur u arrestua për shfrytëzim prostitucioni, fotoja e publikuar nga autoritetet amerikane u përhap me shpejtësi në internet.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.