Një zyrtar policor goditet me veturë në Soqanicë të Zveçanit NULL NULL 13.08.2023 10:46 13.08.2023 10:46 policia Një person dyshohet se derisa ishte nën ndikim të alkoolit me veturë e ka goditur një pjesëtar të Policisë së Kosovës dje në Soqanicë të Zveçanit. Në raportin 24 orësh të policisë thuhet se zyrtarit i janë shkaktuar lëndime trupore, më pas ka pranuar tretman mjekësor. Ndërsa me vendim të prokurorit, rasti në procedurë të rregullt./Klankosova.tv