Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Një vit pa Naser Shalën, Malisheva përkujton komandant “Ftyrën”

NULL NULL
28.04.2026 13:15

Në Shtëpinë e Kulturës “Tahir Sinani” në Malishevë po mbahet akademi përkujtimore në njëvjetorin e vdekjes së Naser Shalës, i njohur si Komandant “Ftyra”.

Ai vdiq në moshën 53-vjeçare pas një sëmundjeje, njofton Klankosova.tv.

Shala ishte një ndër ushtarët e hershëm të Brigadës 121 “Ismet Jashari – Kumanova” dhe pjesë e organizimit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, së bashku me Mujë Krasniqin dhe Rexhep Selimin. Gjatë luftës, ai ishte bashkëluftëtar i komandantëve dhe luftëtarëve të shumtë, përfshirë Fatmir Limajn, Haxhi Shalën, Ajet Kastratin dhe shumë luftëtarëve dhe dëshmorëve të kombit.

Në këtë akademi përkujtimore po marrin pjesë edhe kryetari i Nismës, Fatmir Limaj, kryetari i Malishevës, Ekrem Kastrati, kreu i AAK-së Ramush Haradinaj, Agim Çeku, si dhe bashkëluftëtarë dhe përfaqësues të Organizatës së Veteranëve të Luftës në Malishevë, njofton Klankosova.tv.

 

lajme të ngjashme