Një vdekje dhe 459 raste të reja me COVID në Shqipëri NULL NULL 14.08.2022 17:32 14.08.2022 17:32 Një person ka humbur betejën me COVID-19 në Shqipëri, gjatë 24 orëve të fundit, ndërsa janë regjistruar edhe 459 raste të reja me këtë virus. Ministria e Shëndetësisë e Shqipërisë ka informuar se sot janë shëruar 241 persona, derisa numri i të shëruarve ka arritur në 314 mijë e 812 që nga fillimi i pandemisë. Aktualisht në Shqipëri janë tremijë e 421 qytetarë aktivë me COVID.