Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Një vdekje, 30 raste të reja me COVID-19 në zonat e banuara me serbë

NULL NULL
29.12.2020 12:14

Në 24 orët e fundit, numri i rasteve të reja të koronavirusit në zonat e banuara me shumicë serbe në Kosovë është 30, nga 127 persona të testua, ndërsa 66 persona dolën nga izolimi, sipas raportit të Shtabit të Krizave në veri.

Një pacient nga Leposaviqi ka ndërruar jetë, raporton Radio Kontakt Plus, transmeton Klan Kosova.

Që nga fillimi i pandemisë, një total prej 3,489 njerëz me koronavirus janë regjistruar në zonat serbe në Kosovë, 86 kanë vdekur, ndërsa një total prej 12,213 njerëz janë testuar në të njëjtën periudhë.

lajme të ngjashme