Një vajzë rrahet nga nëna dhe vëllai i saj NULL NULL 20.10.2023 08:46 20.10.2023 08:46 policia Një vajzë në Prizren ka raportuar se është rrahur nga nëna dhe vëllai i saj. Bëhet e ditur se vajzës i është ofruar ndihmë mjekësore, përcjell Klankosova.tv. “Viktima femër kosovare ka raportuar se pas një mosmarrëveshje familjare është sulmuar fizikisht nga nëna dhe vëllai i saj. Viktimës i është ofruar ndihmë mjekësore, ndërsa pas intervistimit të palëve është njoftuar prokurori i cili ka rekomanduar që i dyshuari vëllai i viktimës të ndalohet në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.