Një tjetër spital në Gaza në prag të mbylljes NULL NULL 06.12.2023 19:52 06.12.2023 19:52 Organizata Botërore e Shëndetësisë e OKB-së, tha se Spitali Kamal Adwan, në Gazën veriore, e ka ndaluar funksionin ndërsa për momentin është duke u kujdesur veç për 20 pacientë. “Gaza nuk mund të përballojë të humbasë më spitale… dhe një tjetër është në prag të mbylljes”, shkroi në X, Drejtori i Përgjithshëm i agjencisë Tedros Adhanom Ghebreyesus. “Kjo është për shkak të luftimeve intensive si dhe mungesës së furnizimeve bazë: ujë, ushqim, ilaçe dhe karburant”, shtoi ai. Tutje Ghebreyesus theksoi se kjo të privojë mijëra njerëz nga kujdesi thelbësor për shpëtimin e jetës. Ai gjithashtu tha se janë 14 spitale pjesërisht funksionale; tre spitale me funksion minimal; 19 spitale jofunksionale; dhe dy spitale fushore. #Gaza cannot afford to lose any more hospitals…and yet another one is on verge of closing. Kamal Adwan Hospital, in northern Gaza, has reportedly come to a virtual halt, with only 20 patients still getting care. This is due to intense fighting as well as a lack of basic… — Tedros Adhanom Ghebreyesus (@DrTedros) December 6, 2023