Një tjetër dasmë përrallore mes aristokratësh NULL NULL 02.08.2015 15:38 02.08.2015 15:38 Kur je kaq i pasur mund t’ia lejosh vetes dy ceremoni martesore. Pierre Casiraghi i familjes mbretërore të Monakos lidhi kurorë me Beatrice Borromeo, trashëgimtare e familjes së pasur italiane Borromeo. Fillimisht ata bënë një ceremoni luksoze në pallatin Grimaldi në Monako. Por çifti aristokrat bëri edhe një dasmë të dytë, ketë herë një ceremoni fetare- në kështjellën në pronësi të familjes shumë të pasur të nuses në brigjet e “Lago Maggiore” në Itali. Të ftuar ishin qindra njerëz, që mbërritën në kështjellën e ëndrrave me varka. Mes yjeve të ftuar ishte edhe Lana Del Rey./Mapo.al