Një tëmet 6.0 godet Indonezinë: 29 të lënduar, dy në gjendje kritike NULL NULL 17.08.2025 09:18 17.08.2025 09:18 Indonezia është goditur sot nga një tërmet i fuqishëm, konkretisht në rajonin Poso në Sulawesin Qendror. Fuqia e lëkundjeve raportohet të jetë 6.0 shkallë të Rihterit. Dridhjet e tokës shkaktuan lëndimin e dhjetëra personave. Siç raporton mediat, 29 persona kanë pësuar lëndime, ndërsa dy prej tyre janë në gjendje kritike. Tërmeti ndodhi në një thellësi prej 10 kilometrash dhe u ndje gjerësisht në zonat përreth. Aktualisht nuk raportohet për viktima në njerëz, agjencia indoneziane BMKG ka konfirmuar se nuk ka rrezik për cunami, transmeton Klankosova.tv.