Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Një pjesë e Malishevës mbetet pa energji elektrike

NULL NULL
23.12.2022 21:21

Kompania Kosovare për Distribuim me Energji Elektrike ka njoftuar se për shkak të mbingarkesave në rrjet, nënstacioni 35/10 kV Malisheva është jashtë operimit.

Në njoftim thuhet se ekipet janë në vend të ngjarjes, duke kërkuar prishjen, por për shkak të kushteve atmosferike po vështirësohet intervenimi, njofton Klankosova.tv.

“Për shkak të mbingarkesave në rrjet, nënstacioni 35/10 kV Malisheva, është jashtë operimit. Ekipet tona në terren janë në vend të ngjarjes duke kërkuar prishjen në linjën 35 kV, por kushtet atmosferike, konkretisht mjegulla e dendur po vështirëson tej mase intervenimin”, thuhet në njoftim.

“Shikueshmëria është shumë e shkurtë, prandaj kërkojmë mirëkuptim deri në gjetjen dhe sanimin e plotë të linjës”.

“Ekipet tona po punojnë me të gjitha kapacitetet fizike e teknike, për të rikthyer furnizimin me energji elektrike”.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.