Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Një pikturë 18 milionë funtëshe

NULL NULL
04.06.2015 17:40

Një portret i një vajze hebreje e pikturuar nga artisti Gustav Klimt, pritet që të arrijë shifrën prej 18 milionë funtesh në një ankand në qytetin e Londrës.

E realizuar në vitin 1902, portreti i vajzës 19 vjeçare, Gertrud Loew, është lënë mënjanë, kur shpërtheu lufta e dytë botërore. Loew kishte ikur nga Viena për të shkuar në Amerikë në vitin 1939.

Më pas portreti ra në duar të Gustav Ucicky, një producent filmash i cili bënte propagandë për nazistët.

Ucicky, i cili konsiderohet se është njëri ndër fëmijët jo legjitimë të Klimt’it, i ka koleksionuar pikturat tij, të cilat ia kishte lënë të vejës së tij kur ai vdiq në vitin 1961.

Ursula Uckly e cila e kishte themeluar Fondacionin Klimt në vitin 2013, kishte arritur ta fitojë pronësinë e pikturës në një betejë më familjen e Gertrud Lowe.

klankosova.tv 

lajme të ngjashme