Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Një person theret me thikë në Deçan, dërgohet në QKUK

NULL NULL
21.07.2024 18:09
Foto ilustruese

Një person është therur me thikë sot në Deçan.

Ngjarja ka ndodhur pas një incidenti që ka ndodhur në rrugën “Luan Haradinaj”.

Rastin e ka konfirmuar për Klankosova.tv Driton Rugova, zëdhënës i policisë për rajonin e Pejës.

Rugova bëri të ditur se i dyshuari lidhur me rastin ka përfunduar në pranga.

“Viktima është dërguar në Spitalin Rajonal në Pejë e më pas për shkak të gjendjës së tij në QKUK-Prishtinë, për tretman mjekësor, personi i dyshuar ka tentuar të largohet nga vendi i ngjarjës mirëpo është arrestuar nga Policia, gjithashtu mjeti me të cilin dyshohet së është kryer vepra është sekuestruar, i njejti me vendim të Prokurorit të shtetit është ndaluar për 48-orë, ndërsa rasti cilësohet ” Vrasje në Tentativë””, tha ai.

lajme të ngjashme