Një person merr 10 mijë euro kredi duke falsifikuar kontratën e punës NULL NULL nga Albert Bajrami 16.05.2023 09:43 nga Albert Bajrami 16.05.2023 09:43 Një person është arrestuar të hënën për mashtrim. Ai dyshohet se kishte marrë një kredi duke falsifikuar dokumentet. Rastin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësja e Prokurorisë Themelore të Prishtinës Laureta Ulaj. “Në ndalim është një person i cili dyshohet për veprat penale “Mashtrim” dhe “Falsifikim i dokumentit”. Prokurori i rastit do të ndërmerr edhe veprimet e tjera ligjore “, tha ajo. Klankosova.tv merr vesh se personi i dyshuar e ka falsifikuar kontratën e punës duke arritur që të marrë kredinë. Klankosova.tv mëson se shuma e kredisë e cila është marrë nga i dyshuari në fjalë është 10 mijë euro. I njëjti kishte aplikuar në muajin janar me dokumentet e falsifikuar ndërsa është arrestuar gati pas pesë muajsh./ Klankosova.tv *Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS Aplikoi për marrje të kredisë me dokumente të falsifikuara, arrestohet pas pesë muajsh