Një person i doli përpara trenit, policia jep detaje NULL NULL 06.11.2024 16:39 06.11.2024 16:39 Një incident ka ndodhur sot rreth orës 12:35 në fshatin Zahaq të Pejës. Një burrë dyshohet se i ka dalë përpara trenit. Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi rajonal i policisë në Pejë, Fadil Gashi. Gashi bëri të ditur se makinisti (shoferi i trenit) ka arritur ta ndalojë duke shpëtuar pa asnjë pasojë. “Persona të lënduar nuk ka, njësitet kompetente kanë dalë në vendin e ngjarjes”, tha Gashi. /Klankosova.tv