Një pacient largohet nga Enti Special në Shtime NULL NULL 15.11.2025 09:04 15.11.2025 09:04 Enti Special Një pacient i Entit Special në komunë e Shtimes, raportohet se është larguar nga Instituti. Rastin në Polici është raportuar nga një infermier i Entit Special, derisa ende nuk është gjetur pacienti, transmeton Klankosova.tv. Siç njoftojnë organet e rendit, rasti është iniciuar “Person i humbur”. “Ankuesi mashkull kosovar, infermier në Entin Special në Shtime ka njoftuar policinë se pacienti i cili ka qenë në ent, është larguar nga enti i cekur dhe nuk dihet vendndodhja e tij. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.