Një orë e gjysmë pritjet në Jarinje NULL NULL 17.08.2024 17:52 17.08.2024 17:52 Arkiv: Pika kufitare në Jarinje Kush ia mësynë të dalë nga Kosova përmes pikës kufitare në Jarinje, për momentin duhet të presë deri në një orë e gjysmë. Kjo u bë e ditur në përditësimin e fundit në ora 17:02, nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, përcjell Klankosova.tv. Aty tutje thuhet se për të dalë përmes pikës kufitare Dheu i Bardhë, pritet deri në 50 minuta, ndërsa nga ajo në Muçibabë 45 minuta. Në Merdarë pritjet për dalje shkojnë deri në 20 minuta, ndërsa në Bërnjak 15 minuta.