Një natë magjike për Dardanët, FFK: Le të vazhdojmë të bashkuar drejt përmbushjes së objektivit NULL NULL 20.03.2025 23:01 20.03.2025 23:01 Federata e Futbollit të Kosovës ka reaguar pas përfundimit të lojës mes Kosovës dhe Islandës. Në këtë lojë Kosova ka shënuar fitore me rezultat të bindshëm 2:1. Në një postim në Facebook, FFK-ja bën të ditur se Kombëtarja e Kosovës ka bërë hapin e parë drejt Ligës B. “Një natë magjike për Dardanët, që me zemër dhe shpirt luftarak në fushë arritën t’i gëzohen fitores me golat e Lumbardh Dellovës dhe Elvis Rexhbeçajt!”, ka shkruar FFK-ja. Ndër tjera, FFK shton se tani gjithçka vendoset në ndeshjen e kthimit pas tre ditësh në Murcia të Spanjës. “Le të vazhdojmë të bashkuar drejt përmbushjes së objektivit!”, shtoi FFK. /Klankosova.tv