Një muaj paraburgim të dyshuarit për vrasjen e bashkëshortes në Pejë NULL NULL 16.04.2024 23:34 16.04.2024 23:34 Edmond Lajqi, i dyshuari për vrasjen e bashkëshortes së tij në Pejë. Foto nga arkivi Gjykata Themelore e Pejës ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Pejës për caktimin e masës së paraburgimit ndaj Edmond Lajqit, i dyshuar për vrasjen e bashkëshortes së tij të martën në Pejë. Këtë e kanë konfirmuar për “Betimi për Drejtësi” burime brenda Gjykatës Themelore në Pejë. Caktimi i paraburgimit për një muaji ndaj të dyshuarit Lajqi u bë pas mbajtjes së seancës dëgjimore. Mëngjesin e sotëm, Lajqi dyshohet se qëlloi për vdekje bashkëshorten e tij, Gjyljeta Ukellaj.