Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Një muaj paraburgim për pronarin e poligonit ku humbi jetën 24-vjeçarja

NULL NULL
31.08.2025 17:39
Paraburgimi
Fotografi ilustruese

Pas ngjarjes tragjike që ndodhi më 29 gusht në një poligon të qitjes, ku humbi jetën një vajzë 24-vjeçare, Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji ndaj pronarit të poligonit.

Lajmin për Klankosova.tv e kanë konfirmuar nga Gjykata, duke bërë të ditur se masa është vendosur pas kërkesës së Prokurorisë Themelore.

Ngjarja tronditëse ndodhi kur, sipas Policisë së Kosovës, viktima L.S. humbi jetën si pasojë e plagëve të marra nga arma e zjarrit brenda ambienteve të poligonit në Prishtinë.

Më 30 gusht, zyrtari përgjegjës i poligonit ishte ndaluar për 48 orë, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të rastit janë ende në vijim. /Klankosova.tv

Vdekje e dyshimtë në një poligon në Prishtinë, ndalohet zyrtari përgjegjës

lajme të ngjashme