Një muaj paraburgim për Kolshin që pranoi se vrau Bajraktarin NULL NULL 13.08.2025 12:33 13.08.2025 12:33 Një muaj paraburgim iu ka caktuar Top Kolshit, i cili dyshohet se e ka vrarë Enver Bajraktarin. Kjo u konfirmua për Klankosova.tv nga Mirlinda Gashi, zëdhënëse e Gjykatës Themelore të Prishtinës. Ngjarja tragjike ndodhi më 4 gusht në Baicë të Lipjanit. Trupi i pajetë i Enver Bajraktarit, u gjet i groposur në një arë me misër. Kujtojmë se, Kolshi kishte pranuar vrasjen gjatë intervistimit të tij nga Prokuroria. Vërejtje:Personat e përmendur në këtë artikull, sipas ligjeve të Republikës së Kosovës, konsiderohen të pafajshëm deri në vendimin e formës së prerë nga gjykata. I dyshuari për vrasjen e Enver Bajraktarit del para gjykatës